Zjarri përfshin hotelin në Velipojë/ Dëme të mëdha materiale, fatmirësisht pa të lënduar

Një zjarr ka përfshirë katin e katërt të një hoteli në Velipojë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.

Sipas të dhënave të bëra me dije nga shefi i Policisë së Velipojës, në momentin kur shpërtheu zjarri, hoteli nuk kishte pushues. Brenda ambienteve ndodhej vetëm pronarja e objektit, e cila ishte duke kryer punime pastrimi dhe arriti të largohej në kohë.

Shërbimet zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe ndërhynë për të vënë nën kontroll flakët, duke bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit, si dhe për të dokumentuar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2480 (64.9%)
Jo 1344 (35.1%)

Vota totale: 3824