Zjarri përfshin Kostarin e Finiqit, dy helikopterë në aksion për mbrojtjen e banesave

Një vatër zjarri ka përfshirë zonën e Kostarit në bashkinë Finiq, ku flakët janë përhapur me shpejtësi dhe po rrezikojnë banesat pranë zonës së prekur. Për përballimin e situatës janë angazhuar dy helikopterë, të cilët po ndërhyjnë nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit. Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencës vijojnë betejën në terren për izolimin e vatrës. Pamjet nga vendngjarja tregojnë flakët e mëdha dhe kolonat e tymit që janë ngritur mbi zonë, ndërsa banorët ndodhen në alarm për shkak të afrimit të zjarrit pranë banesave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?