Zjarri përfshin një zonë në Klos, shpëtohet e moshuara dhe shmanget rreziku elektrik

Një vatër e madhe zjarri është regjistruar në fshatin Plan i Bardhë, në territorin e Bashkisë Klos. Fillimisht flakët përfshinë ferra dhe dushqe, por për shkak të erës së fortë zjarri u përhap me shpejtësi, duke djegur edhe një banesë. Banesa që u përshi nga flakët ishte e pabanuar.

Po rrezikon të digjet edhe një kabinë elektrike që ndodhet në perimetrin e zjarrit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse nga Klosi, Burreli dhe Bulqiza. Sipas Prefektit të qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, pritet të mbërrijnë edhe zjarrfikësit nga Dibra, si dhe forca të Ushtrisë, pasi zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe po favorizohet nga era.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacioni për vënien nën kontroll të zjarrit vijon, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të shmangin zonën dhe të respektojnë udhëzimet e strukturave të emergjencës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?