Zjarri përfshin parcelat e pambjella në Karpen të Kavajës, banorët e zonës mundohen të shuajnë flakët (Video)
Një zjarr ka përfshirë këtë mesditë disa parcela toke të pambjellanë fshatin Karpen të Kavajës. Era e cila frynte në drejtim të fshatit i ka dërguar flakët drejt një lagje të banuar duke rrezikuar disa banesa.
Të alarmuar banorët kanë njoftuar policinë dhe shërbimin zjarrfikës të qytetit të cilët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Aktualisht tre zjarrfikës janë duke punuar për të vendosur flakët nën kontroll pak metra larg banesave.
Ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
Në videon e mëposhtme duket tentativa e banorëve për t’i shuar vetë flakët.