Zjarri përhapet me shpejtësi drejt Peshtanit të Madh, tërhiqen zjarrfikësit

Zjarri që përfshiu kodrat e Levanit vijon të jetë ende aktiv, ndërsa flakët po përhapen në drejtim të Peshtanit të Madh.

Zjarri po avancon në një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, por aktualisht nuk paraqet rrezik për banesat. Strukturat në terren janë pozicionuar pranë zonave të banuara për të ndërhyrë në rast të ndonjë situate të mundshme.

Ekipet zjarrfikëse janë tërhequr për shkak të errësirës, pasi terreni nuk mundëson operim të sigurt gjatë natës. Problematike mbetet era e fortë, e cila favorizon përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

E njëjta situatë vijon edhe në kodrat e Radostinës, ku zjarri mbetet aktiv dhe po monitorohet nga strukturat në terren.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?