Zjarri përhapet në Majën e Rrunës, është e pamundur të ndërhyhet nga toka

Situata e zjarreve në vend vijon të jetë agresive. Zjarri në Majën e Rrunës vijon të jetë aktiv duke djegur pyjet dhe bimësinë, duke e bërë të domosdoshme ndërhyrjen nga ajri.

Thuajse çdo ditë ka pasur ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve në Majën e Rrunës, pasi ndërhyrja sipas kushteve nga toka është e pamundur. Prefektura Kukës thotë se sot është ndërhyrë nga ajri vetëm dy hedhje uji me helikopter.

Si rezultat i situatës së vatrës së zjarrit dhe terrenit të vështirë duhet patjetër një angazhim nga ajri për të bërë të mundur izolimin e saj, pasi terreni është shumë i vështirë për të operuar me forca tokësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?