Zjarri pranë Lundrës, flakët duken edhe nga Tirana
Flakët e një zjarri të përmasave të mëdha kanë përfshirë zonën e Daiasit, pranë Lundrës, duke u bërë të dukshme edhe nga Tirana. Pamjet e filmuara nga kryeqyteti tregojnë përmasat e zjarrit, i cili mund të dallohet me lehtësi edhe nga distanca, veçanërisht nga objektet e larta. Në terren vijon operacioni për shuarjen e flakëve. Forcat zjarrfikëse, të mbështetura edhe nga dy helikopterë, po punojnë për izolimin dhe neutralizimin e vatrës së zjarrit.
KOHA JONË SONDAZH

