Zjarri shkrumbon një bujtinë në Librazhd, dyshohet për shkak elektrik
Një bujtinë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në fshatin Dorëz, në Librazhd, duke u shkrumbuar pothuajse plotësisht.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një defekt në rrjetin elektrik, i cili mendohet të ketë qenë i amortizuar. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Objekti, i ndërtuar kryesisht me strukturë druri dhe i përdorur si bujtinë, është shkatërruar në masë të madhe si pasojë e intensitetit të zjarrit.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

