Zogaj për ambasadorin e ri të SHBA: Gjenerali Wendt do të lërë gjurmë, mbështetje e fortë për SPAK

I nominuari i presidenti amerikan, Donald Trump si ambasador i SHBA-ve në Shqipëri, Eric Wendt, prezantoi prioritetet e tij në Komitetin e Jashtëm të Senatit amerikan, në pritje të konfirmimit në detyrë. Analisti Preç Zogaj vlerësoi profilin e lartë të Eric Wendt, duke theksuar se e kaluara e tij si gjeneral i jep një dimension tjetër qasjes së tij ndaj zhvillimeve në Shqipëri dhe rajon. Zogaj shprehu bindjen se Wendt do të lërë një gjurmë të thellë në këtë post të rëndësishëm.

”Ai e njeh shumë mirë situatën në Shqipëri. Është gjeneral që ka përvojë të madhe mbi supe. Ai ka përcaktuar prioritete që nuk janë të tij, por janë të Departamentit të Shtetit dhe të Presidentit Trump”,-u shpreh Zogaj gjatë analizës së tij.

Sipas Zogajt, prioritetet e SHBA-së në Shqipëri dëshmojnë një vazhdimësi të plotë institucionale, me një fokus të mprehtë te siguria dhe shteti i së drejtës. Ai nënvizoi se administrata e Presidentit Trump ka parashtruar një axhendë mjaft të qartë dhe të rreptë për Tiranën zyrtare, duke listuar si përparësi absolute:

Swiss Digital Desktop Reklama

Luftën pa kompromis kundër trafikut të drogës.
Goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.
Përmbushjen rigoroze të angazhimeve të Shqipërisë në strukturat e NATO-s.
Mbështetje e fortë për drejtësinë e re.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesë thelbësore e ardhjes së ambasadorit të ri konsiderohet mbështetja për institucionet e reja të drejtësisë, të cilat po përballen me dosje të nxehta të korrupsionit dhe krimit të nivelit të lartë. Ardhja e Wendt shihet si një garanci më shumë për pavarësinë dhe efikasitetin e Strukturës së Posaçme (SPAK).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?