Zonat e përmbytura, Edi Rama: Moti i tërbuar, jemi para një sfide të vështirë

Kryeministri Edi Rama do të inspektojë nga afër zonat e përmbytura të jug të vendit, që kanë lëshuar alarmin prej dy ditësh, ndërsa reshjet vazhdojnë, situata sa vjen dhe bëhet më e rëndë. Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të nisen nga dreka për në jug të vendit, ku situata është më problematike. Më konkretisht në Novoselë  vijon evakuimi i banorëve. Kryeministri Rama nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” tha se nga kjo situatë kemi të bëjmë me “një sfidë me motin e tërbuar”, por siguroi se të gjithë strukturat janë në gatishmëri dhe në efiçencë të plotë për të përballuar situatën.  – “Moti i tërbuar na ka vënë përpara një sfidë të rëndë por të gjitha strukturat po përgjigjen me efiçencë të plotë. Në mesditë për në Fier dhe Vlorë”, – shkruan Rama.

SHKARKO APP