Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zoran Zaev flet pas zhgënjimit nga BE: Me Mini-Shengenin do sjellim Europën në Ballkan

Aktualitet E shtunë, 28 Dhjetor 2019 12:44
Zoran Zaev flet pas zhgënjimit nga BE: Me Mini-Shengenin do sjellim Europën në Ballkan
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në intervistën ekskluzive me DW, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbron projektin e debatuar të Mini Shengenit mes Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut, dhe flet për kohën kur ishte zemërthyer.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

DW: Zoti kryeministër, ju i keni kërkuar partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut të shpjegojnë, se çfarë është e gabuar me projektin Mini Shengen, por ende mbetet e paqartë, pse i futeni kësaj aventure, kur mekanizmat bashkëpunues ekzistojnë, me Marrëveshjen CEFTA, me Procesin e Berlinit dhe iniciativa të tjera ekszistuese, por që nuk janë implementuar. Interesat e kujt qëndrojnë pas këtij procesi?

Mund t'ju interesojë

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në ...

Para 51 minutash
Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Para 9 orësh
Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Para 10 orësh

Zoran Zaev: Esenca e iniciativave të bashkëpunimit rajonal qëndron në kontributin tonë të përbashkët për realizimin e katër lirive të BE edhe në Ballkanin Perëndimor – lëvizja e lirë e njerëzve, e produkteve, e shërbimeve dhe kapitalit në rajonin tonë të përbashkët. Ne jemi të hapur për të gjitha iniciativat që synojnë nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtojnë procesin e integrimit në BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky është një process autentik i vendit tonë, Shqipërisë dhe Serbisë, ne u bëjmë shpejt thirrje vendeve të tjera në rajon të na bashkohen.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Iniciativa për bashkëpunim më të thellë rajonal nuk është pronë ekskluzive e askërkujt apo një klub i mbyllur. Ne e kemi thënë nga fillimi, që ajo është e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse shikoni më nga afër deklaratat e mia për këtë iniciativë, do të vëreni, se gjithmonë insistoj në atë që të përshpejtojmë bashkëpunimin. Po, gati të gjitha projektet janë të përfshira në CEFTA dhe Procesin e Berlinit, por ka një dallim të rëndësishëm. Tek CEFTA dhe Procesi i Berlinit, bashkëpunimi ynë është gjithmonë i mbështetur e monitoruar nga një vend anëtar i BE. Në këtë rast, kjo është iniciatovë e jona, autentike dhe imediate për t’i përshpejtuar këto procese. Për shembull: Ne kemi rënë dakord dhe do të punojmë për të siguruar që njerëzit nga vende të treta jashtë rajonit, që duan të hyjnë në Serbi, Maqedoninë Veriore apo Shqipëri kur të kalojnë kufirin nuk kanë pse të kalojnë të gjitha formalitetet doganore në secilin kufi.

Ka shumë potencial të pashfrytëzuar në përshpejtimin e bashkëpunimit rajonal. Ne do të fitojmë më shumë respekt dhe mbështetje nga BE, nëse tregojmë lidership politik dhe përkushtim për nxitjen e bashkëpunimit me forcat tona. Unë besoj, se nxitja e bashkëpunimit rajonal mund të japë një kontribut të rëndësishëm në çensionimin e marrëdhënieve politike në rajon. Duhet të sjellim parimet europiane të bashkëpunimit dhe funksionimit në rajonin tonë. Ne duhet ta sjellim Europën në Ballkan, në secilin nga vendet tona. Kjo është një pjesë integrale e detyrave të shtëpisë që kemi përpara për t’u integruar në BE.

DW: Ju keni folur për rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës, shumë herë në muajt e shkuar. Opozita në vend sërish e kundërshton atë dhe dëshiron ta hedhë poshtë, qeveria e re greke nuk e vlerëson, por do ta respektojë atë. Si e shikoni kuptimin e saj sot?

Marrëveshja e Prespës mbetet një marrëveshje historike mes dy vendeve tona. Çështja e hapur me Greqinë për emrin e vendit tonë ishte pengesë e pakapërcyeshme për integrimin euroatlantik të vendit. Marrëveshja e zhbllokoi perspektivën e anëtarësimit në BE dhe NATO. Ne ndërkohë jemi de facto vend anëtar i NATO-s. Falë Marrëveshjes së Prespës, Maqedonia Veriore dhe Greqia janë tani aleatë në aleancën më të fuqishme ushtarake të sigurisë. Në përputhje me standartet dhe kooperimin mes anëtarëve të NATO-s, Greqia është garantuese dhe mbrojtëse e sigurisë edhe e hapësirës sonë ajrore. Marrëveshja e Prespës është një miqësi afatgjatë, është marrëveshje e një aleance strategjike mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Ajo ka hapur dhe shtuar bashkëpunimin në të gjitha fushat. Greqia ishte një nga investitorët më të mëdhenj të huaj tek ne. Tani interesi është edhe më i madh. Jemi duke hapur pikëkalime të reja kufitare. Bashkëpunimi kufitar në një rajon të ndarë me kufij ka fituar një rëndësi të re. Asnjë nga këto nuk do të ishte e mundur pa Marrëveshjen e Prespës.

DW: A mendoni, se Marrëveshja e Prespës do të mbijetojë, nëse ju humbni pushtetin në zgjedhjet e ardhshme?

Ne nuk do t’i humbasim zgjedhjet. Natyrisht, njerëzit në zgjedhje të lira marrin vendimin e tyre, por unë do të luftoj shumë fort dhe do të bëj të qartë, gjallërisht, ilustrativisht, me të gjithë dramacitetin e mundshëm, se çfarë do të ndodhë, nëse regjimi rikthehet. Çdo gjë që kemi bërë në këto dy vite gjysmë, dhe kemi bërë shumë, do të hidhet poshtë. Ajo që paralajmëron opozita është kërcënimi, se do të anulojë Marrëveshjen e Prespës, që do të thotë, se vendi do të jetë i detyruar të përjashtohet nga NATO. Por një gjë është e qartë: Qytetarët që me shumicë mbështesin integrimin në NATO dhe BE nuk do të lejojnë që vendi të dalë nga rruga për të cilën kanë luftuar gjeneratat.

DW: Samiti i BE në Bruksel solli zhgënjim të madh në të gjithë vendin. U fol, se ju do të largoheshit nga posti, edhe New York Times i thatë, se ishit të goditur keq psikologjikisht. Çfarë ju shkonte nëpër mend atë kohë?

Unë jam Zoran Zaev – një njeri i zakonshëm dhe i thjeshtë. Isha zemërthyer dhe i rënduar, sepse e gjithë narrativa e asaj kohe ishte e mbushur me superlativa ndaj nesh. Ne ishim shembulli më i mirë në Europën Juglindore, me liderët botërore e filluam dhe e përfunduam Marrëveshjen e Prespës. Ne treguam, se në shekullin e 21-të, përtej të gjitha taktivave moderne dhe teknologjive, diplomacisë dhe dialogut, duke krijuar miqësi dhe duke u fokusuar mund të zgjidhen çështje të tilla. Marrëveshja e Prespës është e para në llojin e saj e njohur në botë, që është arritur përmes dialogut dhe diplomacisë, ka disa marrëveshje të tjera, që janë arritur vetëm pas një lufte.

E tani ky ndëshkim është vërtet i dhimbshëm për këdo. Unë besoj, se edhe qytetarët ishin zemërthyer, jo vetëm unë. Ju e patë, se nuk u përgjigja menjëherë, m‘u desh disa kohë për vete, pas kësaj vendosa të vazhdojë të luftoj. Për të vazhduar me reformat, me europianizimin e vendit, të ndryshojmë marrëdhënien dhe përgjegjësinë tonë, produktivitetin dhe dedikimin për gjithçka që duhet të bëjmë, që përfundimisht t’i bindnim ata që kanë rezerva, e në rastin tonë ishte Franca. Jam i kënaqur, se në fund konkluzioni ishte, se ne e kishim plotësuar gjithçka.

Ata thonë, „ne kemi nevojë për kohë”. Në rregull, por nëse nacionalizmi dhe radikalizimi kthehen këtu, ne do të humbasim dekada. Nëse ata duan ta reformojnë BE, le ta bëjnë, por ata nuk mund të ndalin tani, ky është një proces paralel. Ne rregullisht e themi, se nuk duam të bëhemi menjëherë anëtarë të BE, por na duhet të mbajmë lart motivimin për të ndërmarrë hapat e tjerë. Kur të dyja palët, ne dhe BE të jemi gati, atëherë do të bëhemi anëtarë. Edhe nëse kjo do të ndodhë pas 5, 7 apo 10 vitesh, se kur, askush nuk mund ta thotë sot./DW

Etiketat e lidhura

zoran zaev
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 50 minutash

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 51 minutash

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 53 minutash

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 54 minutash

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 15 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 14 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.