“Zoti pengoi që të ndodhte e pamendueshmja”, Trump njofton vijimin e fushatës pas atentatit: Nuk do të kemi frikë!

Ish-Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur falënderimet e tij për personat që i kanë qëndruar pranë pas momenteve të panikut të krijuara dje në Pensilvani, pasi një 20-vjeçar hapi zjarr dhe tentoi të vriste kandidatin republikan.

Trump theksoi se vetëm “Zoti pengoi të ndodhte diçka e pamendueshme”, ndërsa shtoi se nuk do të ketë frikë dhe do të vijojë “të sfidojë ligësinë”.

Më tej ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë shprehu sërish mesazhe mbështetjeje për të dëmtuarit e tjerë të mitingut, teksa bëri thirrje se do të vijojë turin e tij elektoral këtë javë duke takuar mbështetësit në Wisconsin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?