Zv Ambasadori i SHBA David Muniz zhvillon një vizitë në Bashkinë Berat
Ndotja e territorit me municion e mbetje eksplozive është një problem në Shqipëri.Ministria e Mbrojtjes si pjesë e rogramit të c’militarizimit , me mbështetjen e donatorëve ka qëllim pastrimin e këtyre zonave në përputhje me standartet e sigurosë humanitare dhe rikthimin e tyre për përdorim civil brenda vitit 2018.
Kanë përfunduar operacionet e pastrimit të tre hot-spoteve me municione të paplasura në Gjeroven, Palishësht dhe Mbreshtan në Berat, nga Kompania Norvegjeze e pastrimit NPA në bashkëpunim me Ministrinë Mbrojtjes dhe me financim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës .Territori i këtyre tre zonave tashmë është jashtë rrezikut nga municionet dhe mbetjet eksplozive të shkaktuara gjatë trazirave të 1997 dhe mbetjet e pashpërthyera të Luftës dhe mund të përdoret nga fermerët e zonave si tokë bujqësore.Të gjitha municionet e gjetura në hotspotet e lartpërmendura ose janë asgjësuar ose janë transportuar në depot e përcaktuara për ruajtjen e municioneve.
Në zonën Palikështit janë pastruar 13,321 metër katrorë tokë e ndotur, në Gjeroven 68,423 metër katrorë dhe në Mbreshtan 65,227 metër katrorë.
Të pranishëm në ceremoni Zv/Ministri I Mbrojtjes Z. Petro Koçi, Zv/Ambasadori i SHBA Z.David Muniz,Kryetari i Bashkisë Z. Petrit Sinaj, Prefekti i Qarkut Z. Fadil Nasufi,përfaqësues të kompanisë Norvegian People’s Aid, Zyra Shqiptare e Koordinimit të Minave dhe Municioneve, Organiztës ITF, si dhe banorë të zonës.

Më pas Zv/Ambasadori I SHBA Z. Muniz zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë berat Z.Petrit Sinaj, ku diskutuan mbi sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të Bashkisë së re të Beratit, pas ndarjes territoriale. Shërbimet publike, mbetjet urbane , ujrat e zeza dhe kanalzimet në njësitë e reja administrative përbëjnë sfidat e reja të Bashkisë Berat, e cila po punon intensivisht për t’I përmirësuar sipas standarteve të kërkuara për një Sit të Unesco-s. . Sinaj vlerësoi prezencën e SHBA-ve në Berat me projektet e zbatuara nga USAID programi PLGP në fushën e taksave dhe financace vendore, përgatitjen e planit të përgjithshëm urban dhe mbështetjës për sistemin Zyrës më një Ndalesë për Qytetarët. Gjithashtu vlerësoi edhe investimet e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan në Shqipëri në Shëtitoren Republika , duke sjellë impulse zhvillimi për biznesin dhe turizmin. Vullnetarët e Korpusit Amerikan të Paqes në Berat kanë qenë gjithashtu një mbështetje për projektet në fushën e turizmit, rinisë dhe trashëgimisë kulturore. Muniz-Zv/Ambasadori i SHBA në Tiranë, vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm dhe të sukesshëm me Bashkinë Berat dhe shprehu mbështetjen e mëtejshme të programit të qeverisë së SHBA nëpërmjet USAID nëpërmjet programit për turizmin, si dhe projektit për qeverisjen vendore PLGP, mbështetjen për rritjen e prezencës së qytetarëve ne vendimarrje, si dhe projektet në fushën e taksave dhe financave vendore.
(njoftimi i zyres se shtypit te bashkise se Beratit)
KOHA JONË SONDAZH

