Zv/kryeministri Koçiu dënon fyerjet ndaj Luarasit: Dhuna ndaj grave nuk tolerohet, nuk përfaqëson Shqipërinë europiane

Zv/kryeministrja Albana Koçiu ka dënuar incidentin e ndodhur sot pranë qendrës tregtare “Toptani”, ku një grup protestuesish iu afruan deputetes së PS-së, Iris Luarasi, duke e ofenduar teksa ajo po hynte drejt Kuvendit. Koçiu nënvizon se nuk bëhet fjalë për protestë apo shprehje të zemërimit qytetar.

”Kjo nuk është as protestë, as shprehje e zemërimit qytetar. Është dhunë e mirëfilltë dhe e shëmtuar, e cila duhet dënuar me forcë, pa asnjë hezitim dhe pa asnjë justifikim.

Dhuna ndaj përfaqësuesve të institucioneve dhe deputetëve, veçanërisht ndaj grave, si në rastin e sotëm ndaj Iris Luarasit, është një akt i turpshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aq më e rëndë bëhet kur nxitet nga vetë gratë. Sjellje të tilla nuk përfaqësojnë dhe nuk mund të përfaqësojnë Shqipërinë europiane”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?