Zv/kryeministri Vulin mesazh popullit: Dëgjojini mirë para se të shkoni me pushime në Shqipëri dhe Kroaci

Beogradi vijon të “vlojë” edhe pse kanë kaluar 24 orë nga ndeshja e mesditës së djeshme midis Kroacisë dhe Shqipërisë. Pas ankesës zyrtare të dërguar në UEFA nga Sekretari i Përgjithshëm i FSS-së, Jovan Šurbatovic ku i kërkohet qeverisë europiane të futbollit dënimi më i ashpër i mundshëm i dy vendeve, për sjelljen e dy tifozerive ka reaguar edhe zv/kryeministri serb Aleksandër Vulin.

Ai i ka kërkuar popullit serb që t’i dëgjojë mirë vargjet që kanë thirrur shqiptarët dhe kroatët përpara se t’i drejtohen bregdetit të këtyre vendeve për të kaluar pushimet e verës.

Federata Serbe ka kërcënuar edhe me braktisjen e kampionatit Europian nga kombëtarja e tyre, nëse UEFA nuk dënon për kroatët dhe shqiptarët për sjelljen që e cilësojnë të turpshme dhe histeri antiserbe.

SHKARKO APP