
Zv/kryeministrja Albana Koçiu ka vlerësuar potencialin turistik dhe ekonomik të Gjinarit në Elbasan, duke theksuar se Paketa e Maleve ka një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e zonës, krijimin e bizneseve të reja dhe rritjen e numrit të vizitorëve. Koçiu thotë se krahas bukurive natyrore, janë vetë banorët ata që mund ta kthejnë Gjinarin në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për turistët, përmes investimeve dhe pasurimit të ofertës turistike.
”Gjinarin e ka bekuar natyra, por janë njerëzit e tij ata që mund ta kthejnë në një destinacion gjithnjë e më tërheqës, me më shumë biznese, më shumë vizitorë dhe një ofertë turistike më të pasur.
Paketa e Maleve është një mundësi për çdo shqiptar që sheh te toka e të parëve jo vetëm një trashëgimi, por edhe potencialin për të ndërtuar sipërmarrje të reja, për të krijuar vende pune dhe për t’i dhënë zonës më shumë zhvillim e mirëqenie.
26 përfituesit e Paketës së Maleve janë vetëm hapi i parë drejt një kapitulli të ri për turizmin dhe zhvillimin ekonomik të Gjinarit”.
