Zv/kryeministrja Koçiu: Dy mijë familje që jetojnë në ish-konvikte do pajisen me dokumente pronësie

Zv/kryeministrja Albana Koçiu zhvilloi takim me banorët e Njësisë Administrative nr. 6 në Tiranë, ku i informoi qytetarët për vendimin më të fundit të Qeverisë Shqiptare që i hap rrugë privatizimit të banesave për familjet që prej vitesh jetojnë në ish-konvikte dhe godina shtetërore.

Gjatë takimit, Koçiu theksoi se ky proces ishte një kërkesë e hershme e komunitetit dhe se tashmë, falë koordinimit mes institucioneve shtetërore, familjet përfituese do të kenë mundësinë të pajisen me dokumentet zyrtare të pronësisë për banesat ku jetojnë prej dekadash.

Rreth 130 familje në Njësinë nr. 6 do të përfitojnë drejtpërdrejt nga ky vendim, ndërsa në rang vendi numri i përfituesve arrin në rreth 2000 familje. Procesi përfshin banorët e ish-konvikteve të Qytetit të Nxënësve, Pallatit të Beqarëve dhe godinave të tjera shtetërore të kthyera ndër vite në banesa për qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koçiu u shpreh se vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave krijon mundësinë që familjet të kryejnë procedurat pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Bashkisë së Tiranës për të finalizuar privatizimin e apartamenteve të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?