FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zv/kryeministrja Koçiu inspekton punimet: Elbasani së shpejti me parkun më të ri rekreativ dhe sportiv për të gjithë grupmoshat

Zv/kryeministrja Albana Koçiu ka inspektuar punimet në zonën sportive dhe të lodrave për fëmijë në Elbasan ku nga një repart ish ushtarak i degraduar tashmë po transformohet në një qendër multifunksionale. Projekti i financuar nga qeveria shqiptare për këndet sportive dhe të lodrave për fëmijë “Dua të luaj”, që pritet të përfundojë brenda muajit shtator të këtij viti do jetë në shërbim të gjithë grup moshave për të mësuar dhe kaluar kohë të lirë.

”Kjo sipërfaqe e dedikuar për komunitetin edhe për qytetin e Elbasanit, e kthyer tërësisht tashmë falë investimit të kryer nga qeveria shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit në një park për gjithë qytetin, jo vetëm lojërash, por dhe park rekreativ, hapësirë sociale, ndërveprimi për komunitetin, duke i dhënë vlerë të gjithë zonës këtu, një zonë periferike që tashmë kthehet në një qendër që merr vlerë në të gjithë sipërfaqen e saj. Një investim prej 200 milion lekësh të buxhetit të shtetit që e shndërron komplet këtë zonë në një zonë shumë atraktive për banorët të kërkuar, por edhe që jep mundësinë pastaj edhe kujtdo që është të sportdashës, të nëpërmjet pistës që është perimetrale, të çiklizmit, të aktiviteteve sportive, por edhe moshës së tretë për të kaluar kohën”, theksoi Koçiu.

Ajo theksoi se “këndet “Dua të luaj” po zhvillohen edhe brenda komplekseve të banimit të pallateve brenda qytetit, por edhe brenda zonave më të vogla të banimit, për të shërbyer akoma më shumë për fëmijët, për prindërit e tyre në sipërfaqe jo vetëm të sigurta, por edhe që krijojnë mundësi fëmijëve për të luajtur, për të ndërvepruar me njëri-tjetrin, por për t’u zhvilluar më mirë edhe për të kaluar kohën e lirë në mënyrë kreative”. Gjatë fjalës së tij kreu i bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja ndau të dhënat e projektit teksa vlerësoi investimin si një nga më të rëndësishmit në këtë bashki për fëmijët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky është një ambient prej gati 23.000 m2, i cili totalisht është transformuar. Ne në Elbasan kishim që nga viti ‘94 që nuk kishim një kënd të madh lojërash për fëmijët, por edhe një qendër multifunksionale në fakt për të gjithë grup moshat. Këtu janë përfshirë është pistë vrapi prej 430 metrash linear. Kemi të përfshira këndet e forcës për të moshuarit. Gjithashtu është një kënd i madh lojërash për fëmijët edhe pistë për të mësuar fëmijët çiklizëm, për të mësuar biçikletat. Kemi terrene sportive, janë dy fusha futbolli, fusha tenisi, fusha basketbolli gjithashtu edhe padeli. Është një ambient i cili na vjen shumë në ndihmë në qytetin e Elbasanit”, tha Llatja. Kjo zonë në Elbasan pritet që të marrë akoma më shumë zhvillim edhe për faktin se shumë shpejt do të zhvillohet edhe projekti i madh i Automotoparkut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?