Zv.ministër pas denoncimit, Muka: Pse pranova propozimin e Ramës

Lajmi për emërimin në postin e zv.ministrit të Arsimit, Taulant Muka nga Edi Rama shkaktoi jo pak indinjatë në opinionin publik.

Muka zuri vendin e lënë bosh pas dorëheqjes së Ervin Demos, i cili u denoncua prej tij për plagjiaturë. Në një intervistë për Report tv, ai sqaron se pse pranoi që të marrë postin e zv.ministrit të Arsimit.

”E njoh realitetin shqiptar dhe nuk jam i lumtur që shoqëria më njeh për rastin e paraqitur. Unë jam shkencëtar, isha në Kopenhagën me një rrogë shumë të mirë, merrja 9 mijë euro në muaj, dhe do të zhvillohesha profesionalisht në Zvicër. Unë karrierën time e kam krijuar përpara së të merrja postin zëvendës Ministër i Arsimit dhe Sportit. Qëllimi im, duke marrë shtysë edhe nga profesioni im si shkencëtar, është të zhvillohet shkenca, pasi sikurse dihet zhvillimi ekonomik është i lidhur ngushtë me shkencën”, u shpreh Muka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?