Zv.Ministri i Jashtëm grek: Hetime të përbashkëta për vrasjen e Kacifas

Numri dy i diplomacisë greke Jorgos Katrugalos ka kërkuar që të zbardhet vrasja e minoritarit grek Konstandinos Kacifas, duke bërë hetime të përbashkëta.

Zv.ministri grek tha se duhet të hetohet nëse mund të shmangej vrasja e ndodhur në Bularat të Gjirokastrës.

“Ministria e Jashtme greke ka kërkuar të hidhet dritë e plotë në çështje, të mësojmë çfarë ka ndodhur dhe nëse mund të shmangej vrasja, nëse policia mori të gjitha masat. Prioritet mbetet mbrojtja e të drejtave të minoritarëve, por edhe moslejimi-nga të dy palët reciprokisht-të mos preken marrëdhëniet e mira mes dy vendeve. Në nivel autoritetesh policore janë në kontakt nga momenti i parë. Kemi kërkuar ndërhyrjen e prokurorisë së Janinës, të marrin pjesë në hetime, të sqarohet ngjarja, shkaqet e vërteta të aktit”, tha Jorgos Katrugalos.

SHKARKO APP