Zv.ministrja e Brendshme: Në asnjë rast nuk mund të bllokohet rruga

Zëvendësministrja e Brendshme Elona Gjebra ka reaguar ndaj protestës së mbajtur ditën e sotme  kundër çmimit të karburantit, duke ndaluar makinat  për 5 minuta.

Sipas Gjebrea, edhe pse protesta zgjati vetëm pak minuta, në asnjë rast nuk duhet të bllokohet rruga dhe lëvizja e lirë. Kjo pasi sipas saj në këtë mënyrë cenohet liria e kujtdo që nuk është në rrugë për të protestuar.

Për të gjitha këto zëvendësministrja shpreson që protesta e sotme të mbetet vetëm një lajthitje e radhës së PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sado pak të zgjaste protesta, s’duhet të bllokohet rruga.

Swiss Digital Mobile Reklama

Cënohet liria e kujtdo që nuk është në rrugë për të protestuar.

PD dhe askush s’ka të drejtë të ndalojë qarkullimin.

Urojmë që kjo e sotmja të mbetet lajthitje”, tha Gjebrea

Deklaratat Elona Gjebrea i bëri gjatë një aktiviteti të mbajtur ditën e sotme ku Policia e Shteti bëri bilancin për vitin 2014.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?