Zv/presidentja e Fondacionit ”Heydar Aliyev” vizitë në Pediatri, donacion me pajisje mjekësore për QSUNT

Zv/presidentja e Fondacionit “Heydar Aliyev”, Leyla Aliyeva vizitoi sot ambientet e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Aliyeva u prit nga drejtoresha e Përgjithshme e QSUNT, Anxhela Paparizo, së bashku me stafin mjekësor. Gjatë vizitës në Shërbimin e Onkohematologjisë Pediatrike, të drejtuar nga Prof. Donjeta Bali, u prezantua puna dhe përkushtimi i ekipit në trajtimin e pacientëve të vegjël.

Aliyeva përshëndeti nga afër fëmijët që trajtohen në këtë shërbim. Fondacioni “Heydar Aliyev”, ka siguruar edhe një donacion me pajisje mjekësore, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunime të mëtejshme me QSUNT, jo vetëm në mbështetje me aparatura, por edhe në trajnimin e stafeve mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?