Zv/ambasadori rus në Tiranë: Vrasja e Karlov tragjike, luftë ekstremizmit

Ambasada ruse në Tiranë ka dënuar vrasjen e ambasadorit Andrey Karlov, në kryeqytetin turk, Ankara.

Zv/ambasadori rus, Dimitri Kazim, u shpreh ekskluzivisht për Report Tv se vrasja e ambasadorit Karlov është një ngjarje tragjike.

Ai theksoi se Moska do vijojë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Turqinë, ndërsa të dyja vendet bashkërisht po luftojnë ekstremizmin.

Vdekja e ambasadorit të Rusisë në Turqi është një ngjarje tragjike. Ne do të vazhdojmë përpjekjet për marrëdhënie të mira me Turqinë. Si dhe do bashkëpunojmë për të luftuar bashkërisht ekstremizmin e dhunshëm“, u shpreh zv/ambasadori rus në Tiranë, Dimitri Kazim.

SHKARKO APP