Zvicra ofron të mbajë bisedimet e paqes për Ukrainën, e gatshme t’i japë Putinit imunitet nga arrestimi

Zvicra është e gatshme t’i japë Vladimir Putinit imunitet nga arrestimi nëse ai udhëton në Gjenevë për bisedime paqeje, tha ministri i jashtëm i vendit. Presidenti rus mbetet subjekt i një urdhër-arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) për krime lufte në Ukrainë.

Si nënshkruese e GJPN-së, Zvicra është e detyruar ligjërisht të zbatojë urdhrin. Megjithatë, Ignazio Cassis tregoi se një përjashtim i veçantë mund të jetë i mundur nëse Putini takohet me Volodymyr Zeleskyy për bisedime paqeje në Gjenevë.

Duke folur për transmetuesin zviceran SRF, ai tha: “Qëllimi për të mirëpritur zotin Putin në Zvicër pa u arrestuar është 100% i arritshëm. Mund ta përcaktojmë këtë brenda pak ditësh.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai sqaroi se imuniteti do të zbatohej vetëm për bisedimet zyrtare të paqes, jo për vizitat private.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?