Zv/ministrja u shkarkua për një faturë të papaguar energjie vetëm 12 mijë lekë

Qeveria zyrtarizoi në mbledhjen e djeshme shkarkimin nga detyra të zëvendës-minisres Diana Bejko.

Vendimi ky që erdhi me kërkesë të vetë kryeministrit Rama, ku shkak është bërë një faturë e papaguar energjie nga Bejko, në një shtëpi të dytë që ajo kishte në Velipojë.

Sipas Lapsi.al, fatura ishte vetëm 12 mijë lekë (të vjetra). Vetë ish-zëvendësministrja ka reaguar në media duke thënë se ajo e kishte paguar faturën sapo ishte njoftuar nga Ministria e Mjedisit për shqetësimin që kishte ngjallur në qeveri lënia pa paguar e një fature të OSHEE-së.

 

 

 

SHKARKO APP