Zyrtare/ Ukraina ngre padi ndaj Rusisë në Hagë: Putin po shtrembëron konceptin e gjenocidit

Ukraina ka ngritur zyrtarisht një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në Hagë. Presidenti Volodymyr Zelensky, thotë se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për sulmet.

Përmes një postimi në Instagram, ai po ashtu nënvizon se presidenti Putin po shtrembëron konceptin e gjenocidit për të justifikuar agresionin.

Po ashtu Zelensky kërkoi nga gjykata që të caktojë një seancë dëgjimore javën e ardhshme dhe të urdhërojë ndërprerjen e armiqësisë në mënyrë të menjëhershme.

SHKARKO APP