Zyrtari amerikan: Liderët iranianë po fshehin veten dhe paratë jashtë vendit
Situata në Iran mbetet një nga shqetësimet kryesore të politikës së jashtme amerikane. Sipas Fred Fleitz, ish zv.asistent i Presidentit Donald Trump dhe Shef i Kabinetit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, regjimi iranian është i dobësuar, por jo në prag të një rënieje të menjëhershme.
“Demonstratat janë ulur pasi qeveria iraniane po qëllon edhe mbi demonstrues të paktë në rrugë. Ne po i japim shansin Iranit të bëjë gjënë e duhur, duke hequr forcën ushtarake dhe mund të goditen ato forca ushtarake, qoftë Garda Revolucionare, apo njësi të tjera, që po sulmojnë popullin”, tha Fleitz në A2 CNN. “Prandaj shumë drejtues iranianë po dërgojnë para jashtë vendit dhe prandaj ministri i Jashtëm iranian dhe familja e tij është duke u fshehur në Liban”.
Fleitz tha se nuk beson te rënia e menjëhershme e regjimit. “Ai është gati në rënie, por me zor po mbijeton. Vetë Irani nuk do të jetë më i njëjti pas dhunës që u përdor ndaj protestuesve që protestonin për liri”, tha Fleitz. “Nëse regjimi nuk bie më, do të ketë kryengritje”.
KOHA JONË SONDAZH

