ANALIZA/ Mallkimi Champions te Juvja që sanksionon falimentimin e operacionit CR7

Mbërriti në Torino në verën e vitit 2018 për të ftuar Champions League-n, trofeun kaq shumë të lakmuar nga “Zonja e Vjetër”. Me shumë mundësi, do të largohet pa e prekur kupën me “veshë të mëdhenj” me fanellën bardhezi. Sepse është shumë e vështirë ta besosh se do të ketë një sezon të katërt për të pas tri zhgënjimeve radhazi (eliminimi nga Ajaxi në çerekfinale dhe nga Lyoni e Porto në fazën e 1/8-ave) dhe me një pagë “faraonike” prej 31 milionë eurosh do të ketë një sezon.

Nga përvoja e “yllit” portugez me fanellën e Juves në Champions do të mbahet mend ndoshta vetëm tregolëshi që i shënoi Atleticos së Madridit. Shumë pak për dikë që ishte thirrur në Torino për të rikthyer Championsin, që mungon prej 25 vjetësh.

Paga e lartë e Ronaldos ka frenuar ristrukturimin e skuadrës në vitet e fundit dhe tani, në kohën e pandemisë, bëhet është edhe më e vështirë që të bëhen investime të mëdha. Tani skuadra torineze do të mendojë vetëm për kampionatin për të arritur Interin si dhe për finalen e Kupës së Italisë kundër Atalantës. Pirlo ka marrë për momentin besimin për vazhdimin e punës, por jo premtimin. Ky Juventus në fund të ciklit duhet të rinis nga disa siguri që janë: Chiesa, De Ligt, Morata, Kulusevski, Arthur dhe McKennie.

Duhet të qartësojë rolin e disa senatorëve si dhe të dy mesfushorëve Rabiot dhe Ramsey që nuk kanë dhënë atë që pritej në këto dy sezone. Ekipi torinez duhet të dalë edhe nga kostot e frikshme që ka portugezi Ronaldo. Në fund një temë aspak e parëndësishme është edhe kontrata e Dybala-s, një futbollist që këtë sezon është zhdukur për shkak dëmtimesh, dhe një forme shumë të dobët. E ardhmja duket shumë e paqartë në Torino.

SHKARKO APP