FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dybala po joshet nga oferta e Galatasaray në merkaton e janarit

Paulo Dybala është objektivi i madh i Galatasaray për janarin. Carlos Novel, agjent i sulmuesit argjentinas, është parë në “boksin” presidencial të stadiumit “Ali Sami Yen” në Stamboll gjatë ndeshjes të së dielës në mbrëmje mes Galatasaray dhe Trabzonspor, e cila më përfundoi 4-3.

Lajmet e fundit flasin për një negociatë në vazhdim për një kontratë dyvjeçare e gjysmë (që skadon më 30 qershor 2027) për një total prej 25 milionë eurosh neto në total, të cilat do të shkonin në xhepat e Dybala.

Për gjysmën e sezonit aktual vlera është 5 milionë, pastaj 10 milionë për secilin nga dy vitet e tjera të mbetura. Turqit fillimisht duan të perfeksionojnë marrëveshjen me sulmuesin dhe më pas të kalojnë në negociata me Romën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubi verdhekuq, nënvizon gazeta, është në nxitim për të përfunduar gjërat për të shmangur fillimin e klauzolës për rinovimin automatik të kontratës në rreth 8 milionë euro neto në vit. Pronarët Friedkins po kërkojnë një dëmshpërblim të vogël, nga 3 deri në 4 milionë euro, për të liruar Dybalan.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?