Arrestohet këngëtari Valon Shehu, ja çfarë iu gjet në makinë

Këngëtari Valon Shehu është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit. Ai ra në prangat e Policisë për posedim të drogës.

34-vjeçari është prangosur në rrugën “Gasper Karaqi”, në Gjakovë, pasi fillimisht u ndal nga Policia për kontroll dhe verifikim sepse kishte kryer kundërvajtje në trafik.

Raportohet se Shehut pas kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë i është gjetur një sasi e substancës narkotike, e llojit kokainë.

Droga është sekuestruar si provë materiale, ndërsa këngëtari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikoterapie ose analoge”.

Kujtojmë që Shehu ka qenë edhe pjesë e “Big Brother VIP Albania”, aty ku qëndoi për vetëm pak ditë.

SHKARKO APP