FOTO/ Avioni thyen barrierën e zërit, moment historik

Aeroplani demonstrues XB-1 i kompanisë Boom Supersonic theu barrierën e zërit në fluturimin e tij të dytë. Kjo duke arritur shpejtësi mbi Mach 1. NASA regjistroi momentin historik me një fotografim të veçantë. Po ashtu tregon valët e tronditjes që formohen kur një objekt kalon shpejtësinë e zërit.

Ky rezultat është thelbësor për të ardhmen e udhëtimeve ajrore supersonike, pasi bumi sonik ka qenë një faktor kufizues për fluturimet supersonike mbi zonat e banuara.

XB-1 është pararendësi i Overture, aeroplanit supersonik komercial të Boom, i cili pritet të vihet në përdorim para fundit të dekadës. Ndryshe nga Concorde, Overture do të përdorë teknologji moderne për të përmirësuar efikasitetin dhe ulur kostot.

SHKARKO APP