Atentat në Durrës! Qëllohet për vdekje 38–vjeçari në rrethana të paqarta

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në mesnatë në Sukth të Durrësit, ku ka mbetur i vrarë F. Dervishi, 38 vjeç.

Nga informacionet e para, mësohet se ngjarja ka ndodhur tek shinat e trenit, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të 38-vjeçarit.

F. Dervishi u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?