Balluku nxjerr tabelën: Ja pajisjet shtëpiake që harxhojnë deri në 800 kw/orë në muaj

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka publikuar një tabelë shpjeguese për konsumin e energjisë.

Në një postim në Facebook, Balluku ka analizuar aktivitetet shtëpiake që mbulojnë 800kWh në muaj, ndërsa sugjeron qytetarët të kursejnë.

“Çfarë aktivitetesh shtëpiake mbulojnë 800kWh? Lexoni tabelën dhe krahasoni konsumin tuaj mujor. Kursimi është ajo çka të gjithë duhet të bëjmë në këtë moment të vështirë të krizës energjetike në mbarë botën. Kursejmë që të kemi!”, shkruan ministrja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rritja e energjisë do të aplikohet vetëm për periudhën tetor-dhjetor, ndërkohë që më pas do të ketë një vendimmarrje të dytë edhe në varësi të situatës meteorologjike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me 1 tetor fillon tarifa e energjisë me pesëfish pagesë çmimi kush harxhon me shumë se 800 kw/orë në një muaj.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "FRIGORIFERI 33 KWH 30 ditë /muaj KONDICIONERI 258 KWH 30 ditë /muaj SOBA ELEKTRIKE 240 KWH 30 dite /muaj NGROHES UJI 150 kWh 30 ditë /muaj Ç'DO Të THOTë 800 kWh KONSUM NẼ MUAJ? MAKINA LARESE 38.4 kWh 16 ditë /muaj TELEVIZORI 7.2 KWH 30 ditë /muaj NDRIÇIM 33.6 KWH 30 ditë muaj PAJISJE Të TJERA 33 KWH 30 ditë /muaj"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?