1 vit luftë ruse në Ukrainë, Dmitri Medvedev flet për “kolaps” dhe “apokalips”

Lufta ruse në Ukrainë ka shënuar 1 vjetorin, dhe ish-presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, gjithmonë flet për përkeqësim të luftës. Medvedev aktualisht shërben si nënkryetar i Këshillit të Sigurimit, i është referuar çështjes përmes një artikulli të botuar për gazetën “Izvestia”, ku ai e ka përcaktuar manovrën ushtarake perëndimore si një “pompim të armëve ndaj regjimit neofashist në Kiev”.

Për të nëse ka mbështetje me armë, çdo lloj negociate paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës nuk do të riaktivizohet kurrë. Medvedev ka shkuar më tej duke deklaruar se nëse nuk ndërpritet furnizimi me armë, “rritet rreziku i një katastrofe bërthamore globale”.

Këto fjalë vijnë disa ditë pasi Putini ngriu në mënyrë të njëanshme traktatin e fundit të çarmatimit bërthamor në fuqi midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë: START III.

SHKARKO APP