10.000 qenë do vriten dhe sipas traditës mishi do hahet

Një shkrim i radhë kishte ardhur në redaksinë e lajmeve të “The Indepedent”,në të cilin thuhet qartë se një festival i çuditshëm po ndodh në Kinë. Festivali vjetor i Kinës, “Yulin” në të cilin mijëra qen dhe mace vriten dhe më pas konsumohen, ka filluar pavarësisht nga dënimi i gjerë ndërkombëtar. Rreth 10,000 qentë dhe mace do përdoren për mish gjatë 10 ditëve të festivalit, që mbahet në Guangxi Zhuang.

Lajmin e ka bërë të ditur, “The Indepedent”, në të cilin citon se: “Aktivistët thonë se praktika është mizore dhe për këtë ata përmjet një peticioni, kanë grumbulluar 2.5 milion nënshkrime thirrje që të ndalohet, por zyrtarët e qeverisë vendore thonë se është një organizim nga bizneset private dhe se ata janë nuk janë në gjendje për të parandaluar atë”.

Shitësit e mishit thonë se kafshët janë vrarë në mënyrë humane por ata që e kundërshtojnë ngjarjen thonë se qentë duke u kthyer në biznes sepse mishi i tyre po shitet në rrugë. Disa qen janë transportuar më shumë se 1.000 milje nga vendndodhja e festivalit në kushte që izolimi të jetë i sigurt, për shkak të infeksioneve dhe sëmundjeve që përhapet, të cilat shkaktojnë vdekje.

Organizata e cila udhëhoqi peticionin, pohon se kafshët lihen ditë pa ushqim dhe ujë. Kritikët thonë se festivali nuk ka asnjë lidhje kulturore, ndërsa avokatët thonë se tradita e ngrënies së mishit të qenit daton 500 vjet në Kinë dhe vendet e tjera aziatike, duke besuar se do shmang temperaturën e nxehtë.

Konsumi dhe shitja e mishit të qenit është e ligjshme në Kinë.

Burimi: Indepedent/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP