10 viktima nga bora dhe i ftohti

Bora e acari siberian kanë sjellë viktima e kaos nëpër Europë. 7 persona humbën jetën nga orteqet në rajonet gjermane, franceze e italiane të Alpeve. Niveli i dëborës ka tejkaluar 2 metra teksa është shpallur gjendja e alarmit nga katastrofat.

Termometri tejkaloi minus 20 gradë Celcius, ndërsa dëbora dhe acari kanë bllokuar shumë rrugë e autostrada. Problematike situata paraqitet edhe në disa vende të Ballkanit.

Stuhitë e dëborës dhe ngricat i kanë marrë jetën 3 personave në Greqi. Vorbulla polare ka përfshirë edhe Bullgarinë e Italinë, ku autoritetet pezulluan përkohësisht mësimin në disa shkolla. Rekordin e temperaturave të ulëta e mban Rusia ku termometri arrin në minus 47 gradë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?