10 vite burg ish-kryeministrit për korrupsion

 

Një gjykatë në Kazakistan dënoi ish-kryeministrin e vendit, Serik Akhmetov, me 10 vjet burg, që është hera e parë që një ish-zyrtar i këtij rangu ka marrë një dënim të tillë në Kazakistan.

Një gjykatë në qytetin industrial të Karaganda-së, e shpalli Akhmetov-in fajtor për katër akuza që kanë të bëjnë me korrupsionin, përfshirë shpërdorim të parave dhe abuzim të pushtetit, në një shkallë të gjerë, e cila përfshin më shumë se 20 persona, kryesisht zyrtarë të qeverisë, transmeton zeri.info

Swiss Digital Desktop Reklama

Televizioni shtetëror tregoi se si Akhmetov 57-vjeç, i cili ishte kryeministër nga periudha 2012-2014, e kishte lutur për mëshirë presidentin Nursultan Nazarbajev, duke pretenduar se është i pafajshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për 20 të pandehurit e tjerë, duke përfshirë ish-kryetarin e komunës së qytetit Karaganda, janë shqiptuar dënime më të lehta penale dhe administrative, ndërsa tre prej tyre janë liruar nga akuzat.

Presidenti Nazarbayev rregullisht thekson nevojën për të luftuar korrupsionin, por kritikët thonë se qeveria nuk po përpiqet mjafrueshëm për të përmirësuar transparencën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?