10-vjeçari la shtatzënë 13-vjeçaren, analizat: Ai nuk mund të bëhet baba, vajza: Vetëm atë…

Në Rusi të gjithë po flasin për një rast sa shokues dhe me pikëpyetje të mëdha. Një djalë dhjetë vjeçar, i cili u akuzua se ka lënë shtatzënë një vajzë 13-vjeçare, sipas një mjeku rus është shumë i papjekur seksualisht për të prodhuar spermë. Vajza ka këmbëngulur që ajo nuk kishte partner tjetër dhe fjalët e saj janë besuar nga një psikologe e profilizuar ruse. Fëmijët u shfaqën në televizion me lejen e prindërve dhe u zbuluan fytyrat e fëmijëve. Djali dhe prindërit e tij ranë dakord për ekzaminimin e tij mjekësor me rezultatet e zbuluara i panë miliona shikuesve kur fëmijët Ivan dhe Darya ishin jashtë studios. Një ekspert i urologjisë dhe andrologjisë, mohoi që Ivan mund të ishte babai. “Ne kontrolluam rezultatet e laboratorit tre herë, kështu që nuk mund të ketë ndonjë gabim. Nuk mund të ketë qeliza sperme. Ai është ende një fëmijë. Nuk ka as asnjë testosteron. Ai ende ka organe seksuale fëminore. Puberteti nuk ka filluar”.

Vajza u akuzua që mund të kishte pasur marrëdhënje me një fqinj i cili është në të 40-at. “Natyrisht, dikush tjetër e bëri këtë. Ata thjesht duan ta varin atë tani tek djali”. Darya e mohoi këtë dhe zbuloi se ajo dhe Ivan kishin bërë seks në shtëpinë e tij, kur nëna e tij ishte larg. Ajo u tha shikuesve: “Ishte ideja e Ivan [të bënte seks]. Nuk më vinte në mendje. Ai mbylli derën. Ishte pak e frikshme se do të ishte e dhimbshme. Ishte vetëm pak dhe atëherë gjithçka ishte normale. Ishte pak e turpshme, thjesht po fshiheshim nën batanije. Unë nuk mendoja se në moshën 10-vjeç ai mund të bëjë gjëra të tilla. Mendova se asgjë nuk do të ndodhte”.

Psikologu Denis Davydov, tha kur Darya u mor në pyetje nëse ajo kishte pasur ndonjë tjetër, ajo dha një kundërshtim të mprehtë. “Darya nuk ka qenë kurrë me një burrë tjetër dhe se ai është babai i foshnjës së saj”. Fëmijët thonë se ata u bënë objektiv ngacmimi në qytet pasi historia e tyre u bë e njohur. Sipas fëmijëve, ata u takuan me njëri-tjetrin një vit më parë dhe u dashuruan në shikim të parë.

Darya, e cila është dy muajshe shtatzënë, tha gjatë shfaqjes tha: Një shoqja ime na prezantoi dhe dy ditë më vonë filluam të takoheshim. Ivan tha se ishte i dashuruar me mua. Ne u përpoqëm të kalonim sa më shumë kohë së bashku. Ne na pëlqen të ecim nëpër rrugë duke mbajtur duart dhe duke u puthur”. Sipas vajzës, e cila po planifikon të mbajë fëmijën, ajo dhe i dashuri i saj kujdesen për njëri-tjetrin.  Vajza dhe nëna e saj dëshirojnë ta mbajnë fëmijën, por është shumë herët në shtatzëni për një kontroll të ADN-së mbi fëmijën, i cili do të përfundojë më vonë.

SHKARKO APP