10 vjet nga katastrofa, përkujtohen tërmeti dhe cunami në Fukushima

Me një moment heshtjeje dhe më pas fjalime, njerëz të shumtë u mblodhën të enjten në Tokio në përkujtim të 20 mijë viktimave të tërmetit dhe cunamit që dhjetë vjet më parë shkatërroi qytete dhe impiantin bërthamor në prefekturën e Fukushimës. Në 2:46 minuta, koha fikse kur tërmeti ra një dekadë më parë, perandori Naruhito dhe bashkëshortja mbajtën një minutë heshtje në nder të viktimave.

Pjesëmarrësit në event mbanin maska, ruajtën distancën dhe nuk kënduan gjatë himnit, kjo për të shmangur përhapjen e Covid-19. Kryeministri Yoshihide Suga,u tha të pranishëmve se mësimet e nxjerra nga katastrofa nuk duhet të harrohen.

Valë të mëdha u shkaktuan nga tërmeti 9-ballësh i rënë në vitin 2011, një nga më të fortët i cili goditi bregun veri-lindor, duke dëmtuar impiantin bërthamor Daiçi dhe duke detyruar mbi 160 mijë banorë të prefekturës së Fukushimës të largoheshin nga banesat e tyre për shkak të përhapjes së rrezeve radioaktive në ajër.

SHKARKO APP