100 milionë ndërtesa mund të zhyten nën ujë deri në fund të shekullit
Një studim i ri nga Universiteti McGill në Montreal, vë theksin tek rritja e nivelit të detit që mund të zhysë mbi 100 milionë ndërtesa nën ujë deri në fund të këtij shekulli, nëse emetimet e karbonit nuk ndalen menjëherë.
Sipas studimit, një rritje e nivelit të detit me vetëm 0.5 metra do të mjaftonte për të përmbytur rreth 3 milionë ndërtesa në vendet në jug të globit që përfshin Afrikën, Azinë Juglindore dhe Amerikën Qendrore e Jugore. Por nëse temperaturat vazhdojnë të rriten dhe shkrirja e akujve polarë përshpejtohet, niveli i detit mund të ngjitet deri në 5 metra brenda 100 viteve të ardhshme, duke rrezikuar një të gjashtën e ndërtesave në këto rajone.
Profesoresha Natalya Gomez paralajmëron se ky është “një proces i ngadaltë, por i pandalshëm”, i cili do të ndikojë për shekuj me radhë në popullsitë bregdetare. Sipas saj, nëse ngrohja globale nuk frenohet, niveli i detit mund të rritet deri në 20 metra, duke zhytur 136 milionë ndërtesa në të gjithë globin.
KOHA JONË SONDAZH

