100 vjet nga pandemia e grupit spanjoll. Të prekur jo mosha e tretë, ja kurimi

Sot jemi nën ndikimin e pandemisë së Covid-19, një virus vdekjeprurës i padukshëm që nga ora në orë merr jetë njerëzish. Njëqind vjet më parë, gati 20 milionë jetë njerëzish humbën nga përballja me një pandemi gripi. Pandemia e cila u njoh si gripi spanjoll, nisi në kampet e trajnimit të ushtrisë në Frontin Perëndimor. Pse u përhap? Kushtet josanitare, sidomos në llogoret në kufirin francez ndihmuan në inkubimin dhe përhapjen e virusit. Lufta mbaroi në nëntor të 1928-s por teksa ushtarët ktheheshin në shtëpi, mbartës të virusit, po shkaktonin një tragjedi të paparashikueshme; rreth 50-100 milionë jetë të humbura.

Vendet që i shpëtuan rrezikut

Vetëm pak vende në botë i shpëtuan horrorit të gripit spanjoll. Përhapja ishte më e ngadaltë pasi kalonte nga pasagjerët e linjave hekurudhore. Disa shtete në botë u prekën muaj ose edhe vite më vonë nga Europa. Mjekët e kanë etiketuar gripin spanjol si holokausti mjekësor më i madh në histori. Jo thjesht sepse vrau shumë njerëz por sepse shumica e viktimave ishin të rinj dhe të shëndetshëm. Zakonisht një sistem imunitar i shëndetshëm mund ta përballojë pa problem gripin por ky version goditi me aq shpejtësi sa trupi s’e përballoi dot dhe nxiti një reagim masiv që njihet si stuhia citokine; mushkëritë mbusheshin me lëng dhe ktheheshin në vatra ideale për infeksione dytësore. Njerëzit e moshuar për çudi, s’ishin shumë të rrezikuar. Ndoshta ngaqë i kishin mbijetuar një version të ngjashëm të gripit në vitet 1830.

Shëndeti publik është mbrojtja më e mirë

Gripi spanjoll ndodhi fill pas një lufte botërore dhe shumica e të ardhurave ishin alokuar për ushtrinë. Ideja e një sistemi shëndetësor ishte në fillimet e tij në shumë vende, vetëm shtresa e mesme ose të pasurit mund të përballonin një vizitë te mjeku.

Gripi vrau njerëz të varfër dhe të pafatë, njerëz që s’ushqeheshin mirë, s’kujdeseshin për higjienën dhe kishin probleme të tjera shëndetësore. Pikërisht gripi spanjoll nxiti zhvillimin e një sistemi shëndetësor në vendet e zhvilluara, pasi shkencëtarët dhe qeveritë kuptuan se pandemitë mund të përhapen më shpejt se më parë.

Trajtimi një nga një i pacientëve nuk mjafton për t’i bërë ballë një pandemie në ditët e sotme, qeveritë duhet t’i përdorin burimet si të ishin në luftë, të vendosin në karantinë të sëmurët dhe të limitojnë lëvizjet e njerëzve.

SHKARKO APP