102-vjeçarja dhe vogëlushi 6-muajsh, fytyrat e shpresës
Në një koha që Italia po luan nga pandemia e Covid-19, një djalë i vogël 6-muajsh dhe një gjyshe 102-vjeçare, që janë shëruar dhe janë kthyer në fytyrat e shpresës.
Si djali i vogël ashtu edhe e moshuara, njëri në fillim të jetës dhe tjetra që mban shumë vite mbi supe, janë bërë tashmë “fenerë të shpresës” në Italinë veriore të kthyer në epiqendrën e koronavirusit në Evropë, shkruan abcnews.al
Leonardo është një djalë vetëm gjashtë muajsh i cili së fundmi është kthyer në shtëpinë e tij në komunën e Corbetta-s, pasi fitoi betejen me 50 ditore me Covid-19. Grondona, është një gjyshe 102-vjeçare nga Xhenova, e cila arriti që të mposhte koronavirusin edhe pse ndodhet në grup-moshën më të rrezikuar nga virusi.