FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

11 ditë nën rrënojat e tërmetit në Venezuelë, nëna dhe tre fëmijët shpëtohen të gjallë (Video)

Një nënë dhe tre fëmijët e saj janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat pas 11 ditësh të bllokuar, në një prej operacioneve më të jashtëzakonshme të shpëtimit pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor.

Ngjarja e rrallë ndodhi në zonën e La Guaira, një prej rajoneve më të prekura nga lëkundjet sizmike. Familja kishte mbetur e izoluar nën rrënojat e një ndërtese banimi pas shembjes së saj, ndërsa ekipet e emergjencës vijonin kërkimet për të mbijetuar.

Sipas autoriteteve, nëna arriti t’i mbante gjallë tre fëmijët e saj gjatë ditëve që qëndruan të bllokuar, duke i ushqyer me gji dhe duke u kujdesur për ta deri në momentin e shpëtimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas një operacioni intensiv kërkimi, ekipet e shpëtimit arritën të lokalizonin familjen dhe ta nxirrnin të gjallë nga rrënojat, duke e cilësuar rastin si një mrekulli mes një katastrofe të rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tërmetet që goditën Venezuelën kanë shkaktuar pasoja, me mijëra viktima dhe të plagosur, ndërsa shumë persona vijojnë të rezultojnë të zhdukur.

Katastrofa ka shkaktuar gjithashtu dëme të mëdha materiale, me dhjetëra mijëra ndërtesa të shkatërruara ose të dëmtuara dhe mijëra familje të mbetura pa strehë.

Ndërkohë, autoritetet dhe ekspertët paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet edhe më tej për shkak të mungesës së ujit të pijshëm dhe kushteve të vështira higjieno-sanitare në zonat e prekura, duke rritur rrezikun e përhapjes së sëmundjeve infektive.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?