119 raste të reja më Covid-19 në Maqedoninë Veriore, 4 viktima dhe 89 të shëruar

Në 24 orët e fundit nga 1.325 testet e kryera, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 119 raste të reja të të infektuarve me Covid-19.

Ndërsa kanë ndërruar jetë 4 pacientë, tre nga Shkupi të moshës 65, 66, dhe 73 vjeçe dhe një pacient nga Gostivari i moshës 72 vjeçe.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 89 pacientë të shëruar. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në Maqedoninë Veriore që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 10.617 persona, numri i të shëruarve në 6.020.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa numri i pacientëve që kanë ndërruar jetë që nga fillimi i pandemisë e deri ma tani ka arritur në 4.117.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?