12 vite në qelitë e Assad, Salmon: Ne u torturuam në burg

Mahmoud Salmon, një ish i burgosur sirian ka treguar për ”Sky News” tmerret e burgosjes nën regjimin e Asadit. Ai përshkroi se protestoi në mënyrë paqësore në vitin 2012 në moshën 17-vjeçare kundër regjimit të Asadit, kur u arrestua.

”Gjithçka që mbaj mend ishte se po përpiqesha të ngjitesha në një mur kur po vrapoja dhe më shumë se tre persona filluan të më mbanin nga pas dhe po më goditnin me shkop në kokë”, tha ai.

Salmon më pas u dërgua në një godinë dhe u vendos në një dhomë të vogël me rreth 59 persona të tjerë.

”Të gjithë këta 59 persona u futën brenda në mënyrë që ne të mund të torturoheshim një nga një me kamxhik dhe torturat mendore, ndërkohë që vetëm të rrija në radhë për të drejtat e mia ishte e paimagjinueshme, është shumë më e keqe se dhimbja fizike”.

SHKARKO APP