FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

1600 të burgosur, konfirmohet rasti i parë me koronavirus

Koronavirusi ka prekur edhe të burgosurit. Ministria e Drejtësisë në Greqi ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus, në burgun Koridhalos të Athinës, vetëm pak minuta më parë.

Në burgun Koridhalos të Athinës mbahen më shumë se 1600 të burgosur, të dënuar ose në proces gjykimi. Rasti u izolua menjëherë në institutin e riedukimit të Koridhalos, si dhe ka filluar menjëherë dezinfektimi i ambienteve në këtë burg.

Burime nga Ministria e Drejtësisë bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të ardhshëme do të vendoset nëse do të vazhdojnë proceset gjyqësore në gjykatat e vendit ose jo. Në çdo rast, do të funksionojë me personel sigurie, vetëm për rastet emergjente (rastet e masave të sigurisë dhe gjyqet që plotësohet afati i paraburgimit).

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?