17-vjeçarja ruse, drejt Dubait për të shitur virgjërinë
Konkurset e ndryshme me qëllim zbulimin e vajzave për të qenë modele, po përdoret si karrem për këto të fundit. Së fundmi, Anna Feschenko një 17-vjeçare ruse është zhdukur drejt Emirateve të Bashkuara Arabe me pretendimin se do merrte pjesë në një konkurs.
Ka qenë nëna e saj, që denoncoi zhdukjen e saj. Vajza raportohet se ka marrë çmimin e dytë në garën e Miss Moskës në qershor.
Miqtë e saj kanë pohuar se mikja e tyre, nuk do marrë pjesë në ndonjë konkurs, por qëllimi i saj është të shesë virgjërinë tek klientët arabë për 8.000 euro. Ata shprehen se bukuroshja kishte nevojë për ato para që të mund të paguante shpenzimet e universitetit në Moskë.
Mikja e saj Ekaterina, e ka braktisur Anën sapo ka zbuluar qëllimet e saj.
“Unë u nisa për në Emiratet e Bashkuara Arabe sepse Anna më tha që ishte një udhëtim i paguar në kuadër të konkursit. Kemi pasur një skandal kur unë mora vesh se për çfarë bëhej fjalë. Ja bëra të qartë Anës që nuk do të qëndroj. Ajo u përpoq të më mbante pranë që të mos e lija vetëm, por unë u largova sepse nuk kam nevojë për një punë të tillë”, është shprehur ajo.
KOHA JONË SONDAZH

