18 priftërinj humbën jetën nga Covid-19, thirrja e Papës…
Covid-19 po përhapet edhe mes klerikëve pasi këta të fundit u ofrojnë mbështetje pacientëve të sëmurë. Sipas gazetës Avvenire, të paktën 10 priftërinj kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në Bergamo, afër Milanos. Pesë të tjerë kanë ndërruar jetë në qyetin e Parmas, ndërsa raste të tjera kanë ndodhur në Bresvia, etj.
Nga ana tjetër, gazeta fetare shkuante se vdekjet e priftërinjve apo anëtarëve të tjerë të komunitetit janë aq të mëdha sa është e vështirë që të numërohen. Kurse Papa i ka inkurajuar priftërinjtë që të kenë guxim dhe të dalin e të mbështesin njerëzit e sëmurë. Gjithsesi, vizitat që ata kanë bërë tek repartet e kujdesit intesiv kanë bërë që ata të kenë kontakt me disa nga pacientët më të sëmurë.
Si mjekët, ashtu edhe priftërinjtë e Italisë bjenë në kontakt me disa nga rastet më serioze të të sëmurëve dhe kjo i bën që të ekspozohen edhe vetë. Për krahasim, sipas agjencisë së lajmeve ANSA të enjten numri i mjekëve që ndërruan jetë si pasojë e virusit ishte 13.