19-vjeçarja humb jetën, ndodh tragjedia e dytë në familjen e saj
Askush nuk e di sesa do jetojmë. Nisemi çdo ditë për në punë, shkollë, shtëpi, e ndërsa një ditë e zakonshme mund të rezultojë fatale për gjithsecilin prej nesh. Kështu ka ndodhur edhe me 19-vjeçaren Laura Quinn, e cila u nis për në punë si çdo ditë. Ajo nuk u kthye atë ditë në shtëpi, pasi një aksident fatal i mori jetën.
Duke ecur me makinën e saj, Laura u përplas me një pemë. Plagët e marra ishin të rënda dhe ajo nuk ja doli dot. Ishte tepër vonë edhe pse ambulanca arriti në kohë.
Laura jetonte me prindërit e saj në zonën Kilshane, midis qytetit Bansha dhe Tipperary në Irlandë. Kjo ishte tragjedia e dytë për familjen e saj, pasi disa muaj më parë, kushëriri 24-vjeçar, Conor Quinn gjeti vdekjen, pasi u ther me thikë në rrugën Mallow.
Miqtë e Laurës janë shokuar nga ngjarja e rëndë dhe kanë shkuar pranë familjarëve të saj për t’i ngushëlluar sadopak. Ata janë shprehur se janë një familje shumë e mirë. Humbja e vajzës se tyre është një tragjedi shumë e dhimbshme që nuk duhet të kishte ndodhur. Prindërit e Laurës ndihen të rrënuar nga dhimbja.
KOHA JONË SONDAZH

