19-vjeçarja nga Maqedonia e Veriut po mbahet peng nga Hamasi, profesori i saj jep detaje

Në mesin e pengjeve të grupit terrorist të Hamasit është edhe një vajzë nga Shkupi. Naama Levy një 19-vjeçare nga Maqedonia e Veriut është rrëmbyer më 7 tetor gjatë sulmit që grupi terrorist kreu në Izrael.

Informacionin e ka dhënë Rashel Levy Drumer, profesoreshë në Izrael, e cila është me origjinë maqedonase dhe e cila është e përfshirë në përpjekjet për lirimin e vajzës.

“Zoti Shaul Levy, i cili ka rrënjë maqedonase, më telefonoi dhe kërkoi që të ndihmojmë në çfarëdo mënyre për lirimin e mbesës së tij. Ajo është një aktiviste paqeje, por u rrëmbye dhe u dërgua në Gaza. Ka prova dhe një video të saj”, tha profesor Drummer.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?